Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari sot në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë do të takojë përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës si dhe ata të pakicave të tjera dhe pritet të mbajë një konferencë për shtyp.
Gjatë ditës së djeshme Ahtisari u takua me grupin negociator të Kosovës. Ky i fundit i dorëzoi zotit Ahtisari dokumentin që përmbante qëndrimin e delegacionit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.
Pas takimit me ekipin negociator zoti Ahtisari është takuar në Manastirin e Deçanit më përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe, përkatësisht peshkopin Teodosije dhe klerikun Sava Janjiq. Zoti Ahtisari ka vazhduar të mos japë vleresime politike, por pas qëndrimit në Deçan tha se ishte i kënaqur me takimin. Pas Prishtinës zoti Ahtisari do vizitojë kryeqytetet rajonale, Beogradin, Tiranën dhe Shkupin.
XS
SM
MD
LG