Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe administratës aktuale për çështjet madhore që janë ende të pazgjidhura në Ballkan, ku më kryesorja është statusi i Kosovës, njofton korrespondenti i Radios "Evropa e Lirë" në Uashington, Robert McMahon.
"Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht bisedimet e drejtuara nga Kombet e Bashkuara që kanë filluar këtë javë dhe ne po përdorim gjithë ndikimin tonë për të mundësuar ndryshimin pozitiv. Tani është koha të përcaktojmë të ardhmen e Kosovës. Me vizion, kurajo dhe kompromis ne duhet të arrijmë masrrëveshjen që do t'i mundësojë gjithë kosovarëve të jetojnë në liri dhe paqe", tha Sekretarja amerikane e Shtetit. Këto komente Rice i bëri gjatë takimit në Uashington me udhëheqësit e Bosnjë Hercegovinës, të cilët po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit.
XS
SM
MD
LG