Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Kosovë, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari ka takuar sot përfaqësues të serbëve të Kosovës. Serbët e Kosovës kanë paraqitur para zotit Marti Ahtisari qëndrimin e tyre se Kosova e pavarur është krejtësisht e papranueshme për serbët, ndërkohë që vetë zoti Ahtisari u ka shpjeguar atyre se zgjidhja për statusin e Kosovës duhet të sillet brenda parimeve të miratuara nga Grupi i Kontaktit. Në takimin e sotëm me zotin Ahtisari kanë marrë pjesë përfaqësues forcash të ndryshme politike të serbëve të Kosovës, përfshirë ata të Listës serbe për Kosovën e Metohinë dhe përfaqësues të Këshillit Nacional Serb. Kanë qenë vëtëm përfaqësuesit e serbë të cilët nuk kanë pranuar që statusi përfundimtar i Kosovës të jetë pavarësia. Ahtisari nga ana e tij u ka shpjeguar serbëve se zgjidhja për statusin duhet kërkuar brenda parimeve të Grupit të Kontaktit. Ahtisari ka takuar përfaqësues të pakicave joserbe, ndërsa pasdite mban një konference shtypi me çka i jep fund vizitës së tij të parë në Kosovë në këtë cilësi.
XS
SM
MD
LG