Ndërlidhjet

LUBJANË


Bashkësia ndërkombetare nuk dëshiron që në Kosovë të përsërisë gabimin e Dejtonit- shkruan e përditshmja sllovene Dello. Kjo nuk do të thotë që nyja e Kosovës do të zgjidhet më lehtë sepse në prag të negociatave, në Serbi fjalën kryesore përsëri e kanë forcat e vjetra- thotë gazeta sllovene."Edhe forcat demokratike që në vitin 2000 i shkaktuan disfatë Milosheviçit, kur është fjala për Kosovën, shfaqin papjekuri sepse ashtu si pushtetarët e vjetër të Milosheviçit, vazhdojnë të pohojnë se Kosova nuk është e humbur –shkruan e përditshmja sllovene.
Dello thekson gjithashtu se shqiptarët e Kosovës në kërkesat e tyre për pavarësi dhe sovranitet janë bërë me agresive, gjë që nuk jep kurfarë shpresë për një marëveshje historike me serbët.
XS
SM
MD
LG