Ndërlidhjet

ZAGREB


Kryeministri kroat Ivo Sanader deklaroi se e ardhmja e Kosovës nuk mund të vendoset pa pëlqimin e Serbisë.
"Statusi i Kosovës nuk mund të përcaktohet pa Beogradin" tha Sanader pas takimit me kryeministrin serb Vosillav Koshtunica, i cili po viziton Kroacinë, në vizitën e tij të parë në këtë vend si kryeministër serb që prej luftës në vitin 91. Takimi mbahet në kuadrin e forcimit të maredhenieve Serbi-Kroaci dhe përpjekjet për integrim në BE. Por vizita e kryeministrit serb i cili shoqërohet dhe nga një grup biznesmenësh, është injoruar nga mediat kroate.
XS
SM
MD
LG