Ndërlidhjet

VJENË


Kosova është çështje evropiane dhe duhet zgjidhur në mënyre evropiane, kurse Beogradi është i interesuar që kjo çështje të zgjidhet duke respektuar standartet ndërkombetare dhe me kompromis-deklaroi në Vjenë presidenti i unionit Serbi - Mali i Zi Svetozar Maroviç, pas takimit me homologun austriak Heinz Fischer. Ky i fundit shfaqi optimizëm se grupi punues i prirë nga Marti Ahtisari në të cilin merr pjesë dhe austriaku Alber Roan, do të bëjë punë të shkëlqyeshme për të ulur tensionet dhe hapur rrugën për zgjidhjen e këtij problemi.
"Austria do të jetë objektive dhe partner i paanshëm në këtë proçes të bisedimeve sepse problemet e Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie të veçantë për Austrinë e cila së shpejti do të kryesojë BE- deklaroi Fischer.
XS
SM
MD
LG