Ndërlidhjet

PRISHTINË


Propozimi i zotit Tadiq për ndarjen e Kosovës në dy entitete është thirrje për zgjidhje ekstremiste të problemit, tha kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi. Ai i ka bërë këto vlerësime pas propozimt zyrtar te presidentit të Serbisë Boris Tadiq, per ndarjen e Kosovës në entitetin shqiptar dhe atë serb.
Kryeministri Bajram Kosumi, tha se kjo është një zgjidhje e papranueshme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare.
"Plani i zotit Tadiq për ndarjen e Kosovës në dy entitete bie në kundërshtim me parimet e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën, bie në parim me dhjetë parimet e Grupit të Kontaktit, por edhe me ato të miratuara në prill dhe njëkohësisht është thirrje për ripërtëritjen e konflikteve të vjetra në këtë pjesë të Evropës", tha Kosumi.
Ai tha se qeveria e Serbisë, edhe një herë po dëshmon se nuk është e gatshme të diferencohet nga politikat etnike që kanë shkaktuar disa luftëra, gjakderdhje dhe gjenocide në disa pjesë të ish-Jugosllavisë.
Tadiç sot zyrtarisht propozoi ndarjen etnike të Kosovës ndërmjet shumicës shqiptare dhe pakicës serbe si dhe mbetjen e Kosovës brenda kufijve të Serbisë. Këtë propozim presidenti i Serbisë e bëri derisa i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari mbërriti në Beograd.
XS
SM
MD
LG