Ndërlidhjet

MERDARË


Në vendkalimin kufitar në Merdare, në mes të Kosovës dhe Serbisë, autoritetet serbe do të dorëzojnë edhe 41 trupa të pajetë të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Kufomat e tyre janë zhvarrosur nga varrezat masive në Batajnicë dhe Bajna Bashtë, ndërkaq vijnë nga rajoni i Suharekës, Gjakovës, Mejës, Fushë Kosovës dhe rajoneve të tjera.
Me kthimin e këtyre trupave, sipas të dhënave të administratës ndërkombëtare, në Serbi mbeten edhe më shumë se 150 kufoma të tjera, në pritje të riatdhesimit.
XS
SM
MD
LG