Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sot janë bërë publike detaje nga plani i presidentit serb Boris Tadiq për ndarjen e Kosovës.
Sipas planit, "entiteti serb do të përfshinte komunat aktuale ku serbët kanë shumicë të qartë", kurse në kuadër të entitetit serb, si "zona të mbrojtura" do të përfshiheshin manastiret kryesore ortodokse.
Komunat parashihet që të mos jenë kompakte nga aspekti territorial, "por lidhjet e tyre funksionale të jenë në kuadër të bashkësisë serbe".
Institucionet e Kosovës parashihet të përbëhen nga "institucionet e shqiptarëve dhe të serbëve, kurse entiteti serb të jetë direkt dhe institucionalisht i lidhur me Beogradin".
XS
SM
MD
LG