Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari e shfaqi shpresën se takimi i parë direkt mes palës serbe dhe shqiptare do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.
Ai tha se selia e misionit të tij në qendër të Vjenës do të "jetë në funksion të plotë" në fillim të vitit të ardhshëm, dhe paralajmëroi se në të do të ketë oficerë për lidhje me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, por shtoi se ashtu "si në të gjitha misionet", atje do të tubohen ekspertë të ndryshëm.
Pata një takim shumë të mirë me presidentin Tadiq. Platforëm e tij për dy entitetet e lexova para ardhjes në Beograd, por me të nuk biseduam rreth kësaj. Nuk shoh përse ta komentoj propozimin e tij, tha Ahtisari, duke përkujtuar se Grupi i Kontaktit i ka përcaktuar parimet e negociatave për Kosovën, ndër të cilat përmendi sigurinë dhe dhe mbrojtjen e pakicave, si dhe mospranimin e ndarjes së Kosovës.
Në komunikatën e lëshuar pas takimit me Ahtisaarin, presidenti serb Tadiq tha se për Kosovën duhet gjetur zgjidhje specifike, e cila do t'i plotësojë nevojat e të gjitha bashkësive etnike në kuadër të sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Serbisë.
Sot në mbrëmje, Marti Ahtisari, mbërriti në Podgoricë ku me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi do të diskutojë statusin e ardhshëm të Kosovës.
XS
SM
MD
LG