Ndërlidhjet

logo-print

PODGORICË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari po qëndron në Podgoricë. Ai u takua mbrëmë me Ministrin e Jashtëm Miodrag Vllahoviq dhe kryeministrin Millo Gjukanoviq. Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme thuhet se ministri Vllahoviq i përcolli Ahtisarit vendimin e Podgoricës për mospjesëmarrje në bisedimet për statusin e Kosovës.
Sot, Ahtisari takohet me presidentin Filip Vujaonoviq dhe pastaj do të udhëtojë për në Tiranë, ku do të takohet me presidentin Alfred Moisiu, kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj.
XS
SM
MD
LG