Ndërlidhjet

VJENË


Detyra jonë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës i ngjan katrorit të rrethit, vlerësoi zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të KB për statusin e ardhshëm të Kosovës, Albert Roan.
Pas bisedimeve në Beograd dhe Prishtinë, Roan deklaroi për gazetën "Standart" të Vjenes se shqiptarët e Kosovës e kërkojnë pavarësinë si rezultat i negociatave kurse serbët jane unikë në refuzimin e pavarësisë së Kosovës.
"Ne dëshirojmë që fillimisht të dyja palët ti paraqesin propozimet e tyre dhe të mos presin që këtë ta bëjnë Kombet e Bashkuara, e pastaj palët të mund ta refuzojnë" –ka thënë diplomati austriak.
XS
SM
MD
LG