Ndërlidhjet

PRISHTINË


Autoritetet e Kosovës vlerësuan se vitin e ardhshëm Kosova do të jetë shtet i pavarur. Këtë qëndrim politikanët kosovarë e mbajtën sot me nisjen e kremtimeve për ditën e flamurit 28 nentor, organziuar nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.
Kryeministri Bajram Kosumi tha se "shteti që ne duam ta ndërtojmë është shtet demokratik evropian dhe politikat tona ndaj pakicave do të jenë të mbështetura mbi këto vlera". Ndërsa kryetari i partisë demokratike Hashim Thaci tha se vullneti i qytetarëve të Kosovës është i panegociueshëm.
Ndërkaq ne kongresin e parë të partisë Ora, lideri i saj Veton Surroi tha se nëse shqiptaret janë të mençur dhe me fat, vitin e ardhshëm do ta përjetojmë pavarësinë dhe brenda 10-15 vjetëve do jemi pjesë e familjes evropiane”.
XS
SM
MD
LG