Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Marti Ahtisari, i dërguari i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës sot po qëndron në Shkup, çfarë përmbyll edhe raundin e parë të takimeve të zotit Ahtisari në terren. Ahtisari po takohet me presidentin, kryeministrin, ministren e jashtme dhe drejtuesit e dy partive politike më të mëdha shqiptare në Maqedoni. Në Shkup Ahtisari erdhi nga Tirana, ku dje ka biseduar me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Në Tiranë Ahtisari theksoi se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta braktisë Kosovën dhe do të jetë e pranishme atje pavarësisht rezultatit të bisedimeve.
XS
SM
MD
LG