Ndërlidhjet

SHKUP


Marti Ahtisari, i dërguari i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës tha sot se nuk ekziston asnjë mundësi për ndarjen e Kosovës dhe për ndryshimin e kufijve aktualë të rrajonit. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës që po mban në Shkup çfarë përmbyll edhe raundin e parë të takimeve në terren. I dërguari i posaçëm i KB tha se proçesi i decentralizimit të Kosovës mund të marrë si model atë të Maqedonisë e cila sipas tij paraqet një shembull të mirë për funksonimin e shoqërisë multietnike. "Qeveria maqedonase kërkon që proçesi i negociatave për statusin e Kosovës të ecë përpara" tha i dërguari për statusin Ahtisari.
XS
SM
MD
LG