Ndërlidhjet

SHKUP


Marti Ahtisari, i dërguari i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës tha sot se nuk ekziston asnjë mundësi për ndarjen e Kosovës dhe për ndryshimin e kufijve aktualë të rrajonit. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Shkup, ku takoi zyrtarët më të lartë të Maqedonisë dhe liderët politikë shqiptarë e maqedonas. I dërguari i posaçëm i KB kërkoi nga të gjitha komunitetet në Kosovë që në mënyrë aktive të marrin pjesë në proçesin e ndërtimit të shoqërisë multi-etnike.
Në këtë kuadër zoti Ahtisari tha se "do të jetë tejet e vështirë për të gjithë, përfshirë dhe shqiptarët e Kosovës për ta përmirësuar pozitën e minoriteteve nëse ata nuk dëshirojnë të marrin pjesë në asgjë".
XS
SM
MD
LG