Ndërlidhjet

BAGDAD


Një marins amerikan ka vdekur kur automjeti i tij ka shkelur një bombë në rrugë, në perëndim të Bagdadit. Po sot në Irak nga vala e dhunës kanë mbetur të vrarë të paktën 8 irakenë mes të cilëve dhe policë. Numri i te vrarëve në 10 ditët e fundit nga trazirat në Irak, ka shkuar 270 vetë. Po sot presidenti i vendit Talabani iu kundervu deklaratës së kryeministrit Allawi në shtypin britanik, se në Irak të drejtat e njeriut dhunohen aq keq sa në kohën e rregjimit të Sadam Hyseinit. Presidenti iraken e cilësoi deklaratën "nonsens" dhe shtoi se irakenët gëzojnë të gjitha të drejtat demokratike.
XS
SM
MD
LG