Ndërlidhjet

KANDIQ: KOSOVA DO JETË E PAVARUR DHE SOVRANITETI DO TË JETË I LIDHUR ME ATË TË BE-SË


EVROPA E LIRË
Zonja Kandiq, organizata juaj shumë herë ka nxjerrë fakte të reja rreth kufomave të gjetura në varrezat masive në Serbi. Së fundi ju keni thënë se ka shqiptarë, që janë djegur në disa fabrika në Serbi. Keni fakte të reja rreth kësaj çështje?

NATASHA KANDIQ
Për fat të keq nuk ka fakte sepse ky hetim thjesht është i bllokuar. Prokuroria në Serbi nuk ka hapwsirw që të udhëheq hetimet, pasi që të gjitha faktet gjenden në duart e policisë, e cila nuk pranon se ka pasur djegie të trupave në Maçkaticë. Dhe mbetet kohë kur dikush do të flasë, ose kur të bëhet ndonjë reformë në polici dhe kjo çështje të zbardhet. Për fat të keq, qëllimi pwr tw ulur sw bashku familjet shqiptare, serbe dhe boshnjake pwr tw biseduar nuk është aq i thjeshtw. Kjo çështje do jetë shumë e komplikuar pasi që gjithmonë do të jetë dikush që konsideron se duhet të njoftojë ndonjë të vërtetë të tij, duke mos llogaritur se nëse dikush ka fakte, atëherë është detyrë qytetare, që t’i dërgohen faktet prokurorisë. Por, edhe ai që fsheh faktet duhet të pwrndiqet ligjërisht.
Çështja e të zhdukurve i takon nivelit më të lartë njerëzor, që të krijohet atmosfera e respektit për viktimat, të krijohet atmosferë në të cilën do të dihet e vërteta, kujt çfarë i ka ndodhur, të dihet se çfarë ka ndodhur në Krushë të Madhe, në Rahovec, dhe njerëzit ta shohin se ajo që u ka ndodhur kujtohet në shoqëri, se nuk janë vetëm ata që kujtojnë, por këtë e di dhe e kujton edhe shoqëria.

EVROPA E LIRË
Ka deklarata se në Serbi ende ekzistojnë 17 varreza masive. Keni fakte rreth këtyre varrezave?

NATASHA KANDIQ
Informacioni se në Serbi ende ekzistojnë 17 varreza massive është e qeverisë së të ndjerit Xhinxhiq. Megjithatë atw që e ka treguar koha, është se kanë qenë 8 varreza në Batajnicë, 2 varreza në Petrovo Sello dhe një në Perocicë. Në Batajnicë nuk janë të gjitha varrezat me trupa. Edhe pse janë 8 varreza, në 5 prej tyre janë gjetur trupat, ndërsa në 3 është gjetur material i cili është shfrytëzuar për të fshehur faktet e krimeve.

EVROPA E LIRË
Tashmë ka filluar procesi i negociatave për statusin e Kosovës. Si do të ndikojë në këtë proces fakti, që ende nuk është zbardhur fati i të zhdukurve?

NATASHA KANDIQ
Mendoj se atë që do ta sjellë ky status i ri i Kosovës, është se qeveria e re, institucionet e reja të Kosovës duhet ta marrin përgjegjësinë për të zhdukurit serbë, boshnjakë dhe të tjerë këtu. Deri tash është folur se përgjegjësinë e merr UNMIK-u , forcat ndërkombëtare, se janë ata që kanë pasur këtu pushtet dhe se ishte detyrë e tyre që të hetojnë të gjitha rastet dhe të njoftojnë për të vërtetën.
UNMIK- deri tash nuk ka qenë në gjendje që të identifikojë 147 trupa nga 580 sa janë në listën e serbëve të zhdukur, dhe kjo përgjegjësi do bjerw mbi institucionet e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës dhe ata duhet të merren me këtë çështje, sikur që duhet të merren edhe gjyqet. Mendoj se çështjen e të zhdukurve nuk mund ta zgjidhë bashkësia ndërkombëtare, por Kosova dhe Serbia. Serbia duhet të zbulojë të vërtetën e plotë për shqiptarët e zhdukur, sepse në këtë mënyrë do kthehen 836 trupat dhe do jetë një numër i caktuar i trupave tw paidentifikuar, pasi që trupat kanë qenë aq të shkatërruar sa s’është mundur që të identifikohen. Por, për tash në listën e shqiptarëve të zhdukur janë 1775 , kjo nënkupton se në fund të vitit kur të dorëzohen edhe këta 200 do jenë 1550 dhe shtrohet pyetja ku janë 1550 të tjerët. Rreth 700 i kanë mbetjet ende në varrezat në Suharekë, të cilët nuk janë identifikuar, pastaj mbesin edhe rreth 700 të tjerë fati i të cilëve është fare i panjohur dhe nuk ka gjurmë se ku mund të gjenden.

EVROPA E LIRË
I dërguari I OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari është duke kërkuar që të gjejë dhe ngushtojë hendekun mes shqiptarëve dhe serbëve. Si mund të eliminohet ky hendek?

NATASHA KANDIQ
Mua më është dukur se konferenca në Prishtinë ishte shenjë e mirë. Këtu erdhën serbët, familjarët e të zhdukurve nga pjesë të ndryshme të Kosovës, dhe kjo ishte hera e parë, që kanë ardhur në ndonjë takim këtu në Prishtinë. Më është dukur se kanë kuptuar se këtu është vendi për të folur rreth kësaj çështjeje dhe se duhet folur me shqiptarët. Serbët duhet ta dinë se çfarë u ka ndodhur shqiptarëve dhe se duhet të ndalen së heshturi kinse nuk dinë asgjë. Por, edhe në anën tjetër shqiptarët duhet ta dinë se çfarë u ka ndodhur serbëve pas qershorit të vitit 1999. Serbët duhet ta kuptojnë se Kosova do të jetë shtet, se s’ ka kurrfarë lidhje me Serbinë dhe se duhet të shikojnë në Kosovë dhe jo në institucionet serbe.
Në anën tjetër shqiptarët nëse duan që të vwrtetw tw ndërtojnë një shtet atëherë nënkuptohet se duhet t’u ndihmojnë serbëve që të mbijetojnw në Kosovë.
Ndryshe pa këtë nuk do ketë shtet, madje edhe vetëm nëse quhet kështu formalisht se do jetë i pavarur. Shteti duhet të tregojë se është i aftë që pakicave t’u sigurojë jetë normale.

EVROPA E LIRË
Mendoni se Beogradi do ta pranojw pavarësinë e Kosovës?

NATASHA KANDIQ
Mendoj se Beogradi nuk do të pyetet shumë rreth kësaj. Por, ajo që është problem në Serbi është se s’ka asnjë politikan që do të njoftojë atë që është realitet. E realitet është se Kosova prej 6 vitesh është plotësisht e pavarur nga Serbia dhe se Kosova ka lidhje me Serbinë po aq sa serbwt kanw qenw nwn ndikimin e Beogradit.
Dhe kjo ka qenë e vetmja lidhje e keqe, dhe nuk ka pasur lidhje tjetër. Ajo që do të ndodhë sipas meje, nuk janë vwrtetw bisedime, por konsultime të nivelit të lartë të organizuara nën kushte të caktuara ku duhet të pranohen vendimet e caktuara, të cilat bashkësia ndërkombëtare i ka menduar si vendime më optimale, që do mund tw sillnin për Kosovën. Ajo që është twrwsisht e qartw është se Kosova do jetë e pavarur dhe se kjo pavarësi, sovraniteti i saj do të jetë i lidhur me atë të BE-së. Unë mendoj se kjo është shumë e dobishme, sepse s’ka asnjë territor në ish- Jugosllavi që edhe më tej ka sovranitet të plotë, por një pjesë të sovranitetit ia ka dorëzuar BE-së.

EVROPA E LIRË
A besoni në pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve?

NATASHA KANDIQ
Mendoj se kjo do jetë e rëndë dhe se do kalojmë nëpër rrugë të ngjashme si takimi i fundit nw Prishtinw, në të cilat do ketë njerëz që konsiderojnë rëndësinë e uljes dhe bisedimeve, por do të ketë një pakicë të atyre që krijojnë eksese. Por, do të kalojmë nëpër këto dhe kjo është e vetmja rrugë: Bisedime dhe zbardhje e së vërtetës, krijim i atmosferës në të cilën do kujtohet ajo, që ka ndodhur. Kjo është e vetmja rrugë. Jo vetëm pajtim mes palëve, por pajtim me atë që ka ndodhur në të kaluarën. Nuk do të ketë bashkëjetesë mes njerëzve, përderisa secili komunitet nuk pajtohet me të kaluarën. Serbët me atë që u është bërë shqiptarëve dhe shqiptarët duhet të marrin përgjegjësi për atë që u ka ndodhur serbëve pas qershorit tw '99-ws.


Intervistoi Albana Isufi
XS
SM
MD
LG