Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Bashkimi Evropian e mirëpret progresin e deritashëm në Shqipëri dhe e inkurajoi kryeministrin Sali Berisha që të mbetet i fokusuar në agjendën e fortë evropiane të reformave, thuhet në komunikatën e lëshuar pas takimit të kryeministrit shqiptar me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana.
I inkurajuar nga zotimet e qeverisë shqiptare për luftimin e krimit dhe të korrupcionit, Solana ka kërkuar nga Berisha që ky përkushtim të shndërrohet në një aksion të pandërprerë, i mbështetur në ligj.
Solana dhe Berisha kanë diskutuar edhe procesin për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Bëhet e ditur se kryediplomati i BE-së e ka inkurajuar kryeministrin Berisha që Shqipëria të vazhdojë të ndjekë rolin e moderuar të saj në rajon, dhe të mbështetë plotësisht punën e të dërguarit të KB për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG