Ndërlidhjet

TIRANË


Zyrtarë të lartë të mbrojtjes nga 34 vende, trupat e të cilave shërbejnë në Irak, janë tubuar sot në Tiranë për të diskutuar planifikimin e ardhshëm të operacioneve.
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë njoftoi se konferenca dy ditëshe e organizuar nga Komanda Qendrore amerikane, është pjesë e takimeve të rregullta të përfaqësuesve të ushtrive që mbahen për të analizuar gjendjen e operacionit dhe shkëmbimin e informacioneve.
"Sfidat nuk janë të vogla, por gatishmëria dhe vullneti i popullit të Irakut, i mbështetur nga koalicioni, do të na mundësojë të ecim përpara", tha komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali George Casey pas takimit me presidentin shqiptar Alfred Moisiu.
Në tubimin merr pjesë edhe shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjenerali John Abizeid.
XS
SM
MD
LG