Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thanë se raportet sipas të cilave CIA mund të ketë burgje sekrete për të dyshuarit për terrorizëm në Evropë, kanë ngjallur shqetësime tek vendet evropiane. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack tha se kjo çështje u diskutua edhe në takimin ndërmjet Sekretares Amerikane të Shtetit Condoleezza Rice dhe Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Frank – Valter Steinmeier.
"Sekretarja Rice e siguroi ministrin se Shtetet e Bashkuara veprojnë sipas ligjeve amerikane, Kushtetutës dhe obligimeve ndërkombëtare" tha McCornmack.
XS
SM
MD
LG