Ndërlidhjet

NOVI SAD


Këshilltari i presidentit të Serbisë, dhe njëherit anëtar i ekipit shtetëror për Kosovën Dushan Batakoviq, ka deklaruar se Rezoluta e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh në procesin e negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.
"Përveç që ajo përmban kuadrin e përgjithshëm dhe e riafirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, kjo rezolutë nuk do të ketë ndikim të madh në procesin negociator", ka thënë Batakoviq për të përditshmen Dnevnik.
Ai ka vleresuar se është mirë që në ekipin negociator të Serbisë nuk marrin pjesë partitë, "veprimtaria politike e të cilave solli në këtë gjendje kaq të vështirë".
"Në vitin 1999 ne ishim pala humbëse, kurse shqiptarët pala fituese. Dhe, vetëm ndryshimi i regjimit në Serbi dhe ardhja e forcave demokratike në pushtet, penguan që të shkohej te njohja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës", ka thënë Batakoviq.
XS
SM
MD
LG