Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shqipëria ka treguar se është më shumë se një aleat për NATO-n. Ky është vlerësimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha në selinë qëndrore të NATO-s në Bruksel.
Scheffer theksoi se anëtarësimi në NATO do të varet nga arritjet ushtarake dhe politike të Shqipërisë.
Scheffer tha se Shqipëria mund dhe po luan një rol të rëndësishëm për çështjen e Kosovës. Berisha nënvizoi qëndrimin e qeverisë shqiptare se statusi i Kosovës duhet të përcaktohet në përputhje me vullnetin e qytetarëve të saj, që janë shprehur në mënyrë të përsëritur për pavarësi duke garantuar dhe respektuar të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të pakicave të tjera.
XS
SM
MD
LG