Ndërlidhjet

ANAPOLIS


Presidenti amerikan, George Bush ka deklaruar se trupat amerikane nuk do ta braktisin Irakun. Kjo deklaratë erdhi në kohën kur është rritur presioni për të tërhequr trupat nga Iraku.
"Kur trupat irakiane të sigurisë do të ngrihen në këmbë forcat e koalicionit do të tërhiqen. Dhe kur misioni i shkatërrimit të terroristëve në Irak do të jetë i kompletuar, trupat tona do të kthehen në shtëpitë e tyre në një vend që ndihet krenar për ta", tha Bush për të shtuar:
"Derisa forcat irakiane po fitojnë përvojë dhe procesi politik ecën përpara ne do të jemi në gjendje të zvogëlojmë numrin e trupave në Irak, pa humbur aftësinë për të mundur terroristët", tha presidenti amerikan gjatë një fjalimi në Akademinë detare.
XS
SM
MD
LG