Ndërlidhjet

PRAGË


Bashkimi Evropian dhe diplomatë të huaj kanë kërkuar sqarime nga kryeministri çek Jiri Paroubek, i cili ka deklaruar se copëtimi i Kosovës sipas kufijve etnike, duke ia dhënë veriun Serbisë dhe pjesës tjetër pavarësi është zgjidhja e vetme.
Bashkimi Evropian dhe Grupi i Kontaktit e kanë përjashtuar mundësinë e copëtimit të Kosovës.
Sipas mediave çeke, pas qëndrimit të kryeministrit Paroubek qëndron Ivan Busniak, ish amabsadori çek në Jugosllavi, të cilit ish presidenti Vasllav Havel ia kishte ndaluar marrjen e posteve diplomatike për shkak të mbështetjes për Serbinë gjatë krizës së Kosovës. Atë botë Shtetet e Bashkuara kishin reaguar ndaj qëndrimit të Busniak.
XS
SM
MD
LG