Ndërlidhjet

PRISHTINË


Janë kthyer sot në Prishtinë Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Hagës që i ka nxjerrë të pafajshëm. Ardhja e tyre është pritur nga mijëra qytetarë të Kosovës, drejtues të Partisë Demokratike dhe pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Limaj dhe Musliu së bashku me zotin Balaj, që u dënua me 13 vjet burg, ishin arrestuar në shkurt të vitit 2003.
Pas një fjalimi para qytetarëve të mbledhur në Prishtinë Limaj dhe Musliu kanë shkuar në Prekaz dhe më pas në familjen e Haradin Balajt.
XS
SM
MD
LG