Ndërlidhjet

PRAGË


Kryeministri çek, Jiri Paroubek ka deklaruar në Dhomën e Ulët të Parlamentit çek se "ndarja e Kosovës, duke ia dhënë pjesën veriore Serbisë dhe pjesa tjetër të fitojë pavarësinë është zgjidhja më e mirë".
Ky propozim ka ngjallur reagim nga diplomatët e Bashkimit Evropianë, bëjnë të ditur mediat çeke, pasi Brukseli zyrtar dhe Grupi i Kontaktit janë shprehur kundër copëtimit të Kosovës, duke e hedhur poshtë si opcion.
Paroubek po përpiqet që ky të jetë edhe qëndrimi zyrtar i Çekisë, derisa mediat njoftojnë se pas këtij qëndrimi qëndron Ivan Busniak, ish amabsadori çek në Jugosllavi, të cilit ish presidenti Vasllav Havel ia kishte ndaluar marrjen e posteve diplomatike për shkak të mbështetjes për Serbinë gjatë krizës së Kosovës. Atë botë Shtetet e Bashkuara kishin reaguar ndaj qëndrimit të Busniak.
XS
SM
MD
LG