Ndërlidhjet

LONDËR


1 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s dhe në gjithë botën është shënuar në mënyra të ndryshme.
Por kjo ditë ka shërbyer për të nxjerrë në pah dallimet në qasjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me luftën kundër SIDA-s.
Shtetet e Bashkuara thonë se kufizimet dhe kontrolli i jetës seksuale të njerëzve do ulë numrin e të infektuarve me virusin HIV. Bashkimi Evropian nga ana e tij ka kërkuar të mos merret parasysh kjo kërkesë, por të investohet në edukimin seksual dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Megjithatë presidenti Bush ka përsëritur sërish sot se lufta kundër SIDA-s është e një rëndësie globale.
"Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër SIDA-s ne përsërisim angazhimin tonë në këtë betejë. HIV/SIDA është një krizë globale shëndetësore dhe një peshë e rëndë për shumë nga familjet tona, fqinjët dhe miqtë", tha Bush. Ai shtoi se kjo sëmundje në Afrikë dhe Azi kërcënon stabilitetin e vendeve të tëra.
XS
SM
MD
LG