Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në administratën ndërkombëtare në Kosovë, në këto çaste, zëvendës shefi I UNMIK-ut, Larry Rossin, pritet të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Suedeze Ndërkombëtare të Zhvillimit për një donacion prej 320 mijë eurosh për strehimin humanitar të romëve, ashkalive dhe egjiptasve që jetojnë nëpër qendrat kolektive të strehimit në veri të Mitrovicës. Më shumë se 530 pjesëtarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas jetojnë në tri kampe në veri të qytetit të Mitrovicës, nën kushte të rënda dhe nën rrezikun e helmimit nga mbetjet toksike përreth këtyre kampeve.
XS
SM
MD
LG