Ndërlidhjet

PEKIN


I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Manfred Nowak tha sot se në Kinë tortura është në rënie por ajo ende është e përhapur. Zoti Nowak këto komente i bëri në Pekin pas qëndrimit të tij 12 ditësh në Kinë. Ai poashtu tha se autoritetet kineze e kanë penguar dhe për së afërti e kanë vëzhguar misionin e tij për gjetjen e fakteve. Rrjedhimisht Manfred Nowak ka thënë se ai ishte i penguar në përpjekjet e tij për të bërë intervista private me të burgosurit. Duke folur për intervistat që i kishte zhvilluar, zoti Nowak tha:
- E kam vërejtur qartas një nivel të frikës dhe të vetë censurës tek ata të burgosur që i intervistova.
Autoritetet në Pekin kanë thënë se lejimi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për ta vizituar Kinën tregon për përkushtimin e këtij vendi që ta ndaloj torturën. Zoti Nowak do ta përgatisë raportin nga ky udhëtim në Kinë për mbledhjen e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, që mbahet vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG