Ndërlidhjet

PLANETI MARS KA REZERVA TË MËDHA AKULLI


Planeti Mars përmban më shumë ujë se ç'pritej nga studimet bëjnë të ditur shkencëtarët. Është sigurisht në gjendje të ngrirë, por thellësia e depozitave të akullit nën sipërfaqe duket se është mbi dy kilometra e thellë.
Këto të dhëna publikohen nga ekspertiza evropiane e hapësirës për planetin Mars. Një ndër anëtarët e grupit punues të hapësirës së Universitetit të Hapur britanik, Profesori Kolin Pilinger, thotë se deri tani ka patur vetëm gjurmë të ujit të akullt në sipërfaqen e planetit.
"Më herët, kur mjetet tona u vendosën në Mars, ne nuk mund të dinim nëse po shihnim një lloj shkëlqimi. Pra duke patur një instrument i cili penetron një kilometër, që tregon se poshtë ka akull, kjo do të thotë se ka shenja të rëndësishme të pranisë së ujit", thotë profesor Pilinger.
Rezultatet e studimitt konfirmojnë se jo vetëm më parë në Mars ka patur shumë ujë, por dhe tashmë ka sasira të bollshme uji të ngrirë.
Profesori Ivan Uiliams në kolegjin londinez "Mbretëresha Mery" konfirmon gjurmët e ujit në planetin Mars.
"Është tërësisht fakt i vërtetë që në Mars ka ujë, madje në sasi të mëdha" thotë profesori i kolegjit britanik, njëherësh dhe anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të radarëve të Marsit.
Profesori Uiliam thotë se gjurmët e ujit janë zbuluar vetëm në një pjeseë të vogël të planetit, pasi atje janë përqëndruar dhe vëzhgimet e radarit. Ky i fundit për shkak të kushteve të disfavorshme atmosferike ka punuar gjatë natës dhe jo ditën.
Profesori Pilinger thotë se gjithçka që ai shpreson tani për tani është zbulimi i disa terreneve sedimentare, për të cilat anija kozmike "Beagle 2" ka kërkuar para një viti në planetin Mars.
"Të gjitha këto sasi uji ne kemi nevojë t'i gjejmë nëpërmjet tokave sedimentare, pra të mund të kuptojmë nëse ka shenja jete në këto sasi uji."
Ndërkaq profesor Pilinger thekson se astronautët duhet të sjellin prova për uji marsian, nëse ai ka oksigjen për frymëmarrje apo jo, tha profesori Uiliam.
Shkencëtarët mendojnë se studimet për gjetjen e ujit në planetin Mars do të ndihmonin dhe astronautët për ushqim duke rritur në sipërfaqe fruta, perime dhe drithëra. Kjo do t'i hapte një ditë dyert njerëzimit për jetë në planetin e Kuq.

Jan Jun
XS
SM
MD
LG