Ndërlidhjet

UASHINGTON/BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se në Irak, nga një shpërthim bombe, sot janë vrarë 10 ushtarë amerikanë dhe 11 të tjerë janë plagosur. Ky incident i rëndë ndodhi në periferi të qytetit Falluxha, në perëndim të Bagdadit. Në kumtesë thuhet se ushtarët po patrullonin në këmbë kur shpërtheu bomba. Më herët gjatë ditës, është bërë e ditur se trupat amerikane dhe ato irakiane e kanë filluar një ofensivë të re kundër kryengritësve në qytetin e Irakut, Ramadi, që ka për qëllim krijimin e kushteve për zhvillimin e sukseshëm të zgjdhjeve parlamentare të parapara për 15 të këtij muaji. Ushtria amerikane ka thënë se numri i sulmeve vetëvrasëse me bomba në Irak, gjatë muajit nëntor ka shënuar rënien më të madhe në 7 muajt e kaluar, duke e shpjeguar këtë me operacionet ushtarake amerikano-irakiane afër kufirit të Irakut me Sirinë.
XS
SM
MD
LG