Ndërlidhjet

LION, FRANCË


Mjekët që bënë transplantimin e parë të pjesërishëm të fytyrës në botë thonë se pacientja e tyre po ndjehet më mirë. Gjatë operacionit të djeshëm, francezes 38 vjeçare, që ishte sakatosur në fytyrë nga kafshimi i qenit para disa muajsh, iu transplantua hunda, buzët dhe mjekrra. Mjeku Bernard Devauchelle, njëri nga specialistët që e bënë këtë operacion, tha sot në konferencë për gazetarë se pacientja është në gjendje të ecë dhe se e ka parë fytyrën e saj.
XS
SM
MD
LG