Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Frank Wisner, diplomat i lartë i karrierës, tashmë në pension, si të dërguar në bisedimet e Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga agjencia Reuters, e cila i referohet burimeve të besueshme brenda Departamentti të Shtetit. "Zgjedhja e Wisner dëshmon se Uashingtoni synon që kjo punë të bëhet si duhet", citon Reuters burime diplomatike.
Wisner ka qenë mes të tjerash ambasador në Indi e Egjipt dhe më pas ka mbajtur poste të larta në kompanitë private amerikane. Reuters raporton se ende nuk është caktuar një datë për zyrtarizimin e këtij emërimi.
XS
SM
MD
LG