Ndërlidhjet

BAGDAD


14 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Irak që nga fillimi i Dhjetorit.
Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do t'i jenë përjetë mirënjohëse sakrificave të ushtarëve.
"Ne jemi të trishtuar nga humbjet e jetëve, pavarësisht nëse është një ushtar apo dhjetë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre, më të dashurit e të cilëve bënë sakrificën më të madhe për një çështje të rëndësishme", tha zëdhënësi i presidentit Shtëpisë së bardhë, Scott McClellan.
Televizioni satelitor në gjuhën arabe, Al Jazzira ka transmetuar një videokasetë ku jepen katër misionrët e krishterë të paqes të rrëmbyer nga kryengritësit. Këta të fundit kanë kërcënuar me ekzekutimin e tyre nëse nuk lirohen gjithë të burgosurit nga forcat amerikane.
XS
SM
MD
LG