Ndërlidhjet

BELFAST


Rreth gjysmë milion njerëz janë mbledhur në Belfast t'i japin lamtumirën e fundit atij që e kanë cilësuar "birin më të shquar të Irlandës së Veriut", futbollistit George Best. Best u nda nga jata javën e kaluar pas një beteje të gjatë me alkoolin në moshën 59 vjeçare.
Procesioni që është thuajse 6 kilometra i gjatë fillon në shtëpinë e tij në Belfast dhe vazhdon deri në parlamentin e Irlandës së Veriut që e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë.
XS
SM
MD
LG