Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Beograd mbahet sot konferenca "Fati i të zhdukurve në Kosovë", organizuar nga Fondi për të drejtën humanitare. Në hapje të konferencës, drejtoresha e Fondit, Natasha Kandiq tha se qëllim i takimit, përveç tjerash, është që një pjese të opinionit në Serbi t'i tregohet që të pranojë viktimat e konfliktit në Kosovë. Në këtë takim marrin pjesë edhe të afërm të të zhdukurve shqiptarë nga Kosova.
Sipas listës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të datës 15 nëntor, ende mbetet i pandriçuar fati edhe i 2.488 personave.
XS
SM
MD
LG