Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Beograd u mbajt sot konferenca "Fati i të zhdukurve në Kosovë", organizuar nga Fondi për të drejtën humanitare. Drejtoresha e Fondit, Natasha Kandiq tha se qëllim i takimit, përveç tjerash, ishte që një pjese të opinionit në Serbi t'i tregohet që të pranojë viktimat e konfliktit në Kosovë.
"Çfarë të bëjmë me të vërtetën e tmerrshme, me të vërtetën që është më e tmerrshme kur bëhet fjalë për Serbinë. Nuk ka asnjë luftë në të cilën nuk ka marrë pjesë Serbia" tha Kandiq.
Në takim morën pjesë edhe familjarë të të zhdukurve shqiptarë nga Kosova.
Sipas listës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, të datës 15 nëntor, ende mbetet i pandriçuar fati edhe i 2.488 personave.
XS
SM
MD
LG