Ndërlidhjet

LJUBJANË


Përfaqësuesit e Rusisë dhe Moldavisë kanë debatuar ashpër për çështjen e tërheqjes së trupave ruse nga provinca Transdniester. Të dy palet mbrojtën qëndrimet e tyre gjatë punimeve të konferencës së OSBE-së të mbajtur në Slloveni. Tërheqja e trupave ruse nga provinca moldave u vendos në konferencën e OSBE-së në vitin 2000 në Stamboll, por proçesi nuk është realizuar. Ndërkaq Uashingtoni zyrtar ka mbështetur kërkesën e Moldavisë për tërheqjen e trupave ruse.
XS
SM
MD
LG