Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një autobus që po udhëtonte në relacionin Dragash –Beograd është goditur me një granadë dore e cila nuk ka shpërthyer. Zëdhënësi i UNMIK-ut Remi Dorulot tha se sulmi mbi autobusin ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20, por nuk ka të lënduar.
"Në autobus kanë qenë 11 udhëtarë, 7 shqiptarë tri boshnjakë dhe një serb që po udhëtonin nga Dragashi për në Prizren, kur dhe është goditur autobusi me granadë, ka deklaruar Dourlot.
Granada është ç'aktivizur nga ushtarët e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG