Ndërlidhjet

logo-print

LUBJANË


Në Lubjanë filloi takimi dy ditor i Organizatës Për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë. Kryesuesi i radhës, Ministri i Jashtëm slloven Dimitrij Rupel theksoi rolin e OSBE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet tjera.
Rupel shfaqi shpresën se statusi i Kosovës do të zgjidhet gjatë vitit të ardhshëm.
"Derisa merremi me statusin e Kosovës, nuk duhet të harrojmë edhe Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjen. Së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë këto rajone i përkasin Evropës" tha Rupel. Sipas tij, Ballkanit Perendimor "nuk mund t'i shiten ëndërra evropiane" derisa njëkohësisht "qasja në këto ëndërra është e kufizuar".
Më herët Rupel u takua me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov me të cilin diskutoi edhe për Kosovën.
XS
SM
MD
LG