Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM/RAMALLAH


Së paku 5 persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në qytetin Netania, në Izraelin qendror. Policia tha se beson që bëhet fjalë për sulm vetëvrasës. Ministria e Jashtme e Izraelit nxiti Autoritetin Palestinez që të çarmatos grupet militante.
"Autoriteti Palestinez i ka premtuar jo vetëm Izraelit, por edhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare se do të filllojë çarmatosjen e këtyre grupeve. Fatkeqësisht pak është arritur në këtë drejtim" tha zëdhënsi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Mark Regev.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dënoi sulmin. Ai tha se ky është akt i terrorizmit dhe përgjegjësit do të sillen para drejtësisë.
Brigadat e martirëve Al Aksa dhe Xhihadi Islamik morën përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG