Ndërlidhjet

LUBJANË


Në Lubjanë filloi takimi dy ditor i Organizatës Për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë. Në përmbledhjen për aktivitetet e OSBE-së gjatë këtij viti, kryesuesi i radhës Dimitrij Rupel tha se shpreson që vendimet për statusin e Kosovës do të merren gjatë vitit të ardhshëm. Ai bëri thirrje që OSBE-ja të vazhdojë me angazhimin në zhvillimin e demokracisë, garantimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
Ndërkaq, nënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit Nicholas Burns, hodhi poshtë sulmet e Rusisë ndaj vëzhguesve të zgjedhjeve të OSBE-së.
Në konferencë, Burns tha se "ata janë standardi i artë për vëzhgimin e zgjedhjeve në mbarë botën".
XS
SM
MD
LG