Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana tha sot në Beograd se rezultati i bisedimeve për statusin e Kosovës, do të jetë i atillë "që secili do të mund të gjejë realizimin e një pjese të ëndrrës së tij".
"Jam i kënaqur që Unioni Serbi- Mal i Zi dhe Kosova kanë emëruar delegacione, që mund të bisedojnë, bashkësia ndërkombëtare ka caktuar negociatorin e saj dhe shpresoj se do të gjendet zgjidhje e përshtatshme për të gjithë" tha Solana.
Ai gjithashtu paralajmëroi autoritetet në Beograd se nuk mund të presin përparime në bisedimet e asociim – stabilizimit me BE-në, pa përparime në bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.
Nesër, Solana do të qëndrojë në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG