Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Në gjyqin ndaj Saddam Hussein-it sot u paraqit dëshmitari i parë në gjykatë. Ai dëshmoi për torturimin e fshatarëve shiitë në vitin 1982.
Saddam Hussein dhe 7 bashkëpunëtorë të tij, akuzohen për vrasjen e më shumë se 140 shiitëve, pas një tentim atentati ndaj Hussein-it, në Dujail, më 1982.
Ndërkohë, ish kryeministri irakian në regjimin e Saddam Husseinit, në vitin 1990, vdiq në burgun amerikan. Shtetet e Bashkuara konfirmuan se Mohammed Hamza al Zubaidi, vdiq në spitalin ushtarak amerikan, në moshën 67 vjeç.
XS
SM
MD
LG