Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Evropë ka vend për shtete të reja, nëse ato janë të gatshme ti respektojnë vlerat e caktuara dhe nëse kanë vullnet për këtë, u shpreh sot në Prishtinë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana. Ai këto komente i bëri pas takimit me ekipin negociator të Kosovës, i pyetur se a ka në Evropë ende vend për shtete të reja. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, që njëherësh kryeson grupi negociator, tha se Kosova e pavarur do të ofronte garanci për mbrojtjen e pakicave.
XS
SM
MD
LG