Ndërlidhjet

logo-print

UASHIGTON


Shtetet e Bashkuara thonë se e kundërshtojnë planin e Rusisë për ti shitur Iranit sisteme raketore dhe armatim tjetër, në vlerë prej 1 miliardë dollarësh, për shkak se ky plan nuk u shërben interesave amerikane dhe atyre rajonale. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Adam Ereli tha se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara po planifikojnë të diskutojnë vërejtjet amerikane për këtë shitje me kolegët e tyre të Rusisë. Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Ivanov, që ka konfirmuar marrëveshjen me Teheranin, ka thënë se armatim nuk do ta ndryshoj balancin e forcave në rajon.
XS
SM
MD
LG