Ndërlidhjet

PRISHTINË


Pritet që gjatë ditës së sotme të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet administratës ndërkombëtare në Kosovë dhe zyrës gjermane në Prishtinë për një ndihmë prej 500 mijë eurosh të qeverisë së Gjermanisë për strehimin e romëve, të ashkalinjëve dhe të egjiptasve, që aktualisht jetojnë në veri të Kosovës. Më tepër se 530 pjesëtarë të këtyre komuniteteve jetojnë në tri qendra kolektive në kushte të rënda dhe në një ambient të ndotur me mbetje toksike. Kjo do të jetë edhe një në vargun e marrëveshjeve që janë nënshkruar me qeveritë perëndimore për zhvendosjen e plotë të banorëve nga këto kampe.
XS
SM
MD
LG