Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm i Greqisë Petros Molivijatis, i shoqëruar nga zëvendës ministrat e jashtëm të Kroacisë dhe Rumanisë, Hidajet Pishçeviq dhe Lusian Lusteanu, sot vizitojnë Prishtinën në kuadër të nismës së Ballkanit perëndimor.
Molivijatis tha se "është e natyrshme që vendet e Ballkanit interesohen për zhvillimet në Kosovë".
"Janë tre arsye për vizitën tonë. E para, t'i dëgjojmë qëndrimet e Prishtinës dhe të Beogradit, ta tregojmë në praksë interesimin e gjallë për zhvillimet rreth Kosovës, dhe e treta më kryesorja, që ta theksojmë nevojën e konsultimit të vendeve të rajonit për të ardhmen e Kosovës", tha Molivijatis për agjencinë e lajmeve Beta.
Pas takimeve me zyrtarët më të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë të Kosovës, treshja e diplomatëve të rajonit do ta vizitojë Beogradin.
XS
SM
MD
LG