Ndërlidhjet

LUBJANË


Konferenca e OSBE-së përfundoi pa dokumet final, shkaku i vërejtjeve të Rusisë në disa pjesë të tekstit.
Diplomatët në Lubjanë thanë se ky është viti i tretë radhazi që konferenca e ministrave të Jashtëm të OSBE-së nuk kurorëzohet me dokument final për shkak të vërejtjeve ruse.
Më parë, Shtetet e Bashkuara i thënë Rusisë se nuk do ta nënshkruajnë marrëveshjen e re për forcat konvencionale, përderisa Rusia nuk i tërheq të gjitha trupat nga Gjeorgjia dhe Moldavia.
Nënsekretari i shtetit për Çështje Politike Nicholas Burns, tha se është e pamundur që marrëveshja të nënshkruhet kur trupat ruse ende janë të pranishme në këto shtete.
"Parimi themelor i marrëveshjes është që vendet sovrane vetë të vendosin nëse do të lejojnë stacionimin e trupave të huaja në territoret e tyre", tha Burns në konferencën ministrore të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG